Covid 19, 6 fatalitete, 457 raste të reja në 24 orë
02.03.2022 18:13
Nga 2730 testime të bëra në 24 orët e fundit në vend....

Nga 2730 testime të bëra në 24 orët e fundit në vend, rezultuan 457 raste të reja, 74 prej tyre ri-infektime.
Janë regjistruar 6 persona të vdekur: 2 në Shkup, nga një në Tetovë, Kriva Pallankë, Radovish dhe Prilep.
Viktimat janë të moshës nga 64-82 vjeç. Të gjithë vdiqën në kushte spitalore.
Në statistikën e fataliteteve u shtuan edhe 3 persona me diagnozë “Covid-19” nga “Termini im”, që realisht kanë humbur jetën nga 22-25 shkurt.
2 vdiqën në spital dhe 1 në shtëpi. Të shëruarit në këto 24 orë janë 447, më shumë se gjysma edhe në këtë statistikë, po 267 janë në Shkup.
Numri i rasteve aktive aktualisht është 3.252, prej të cilëve 1.773 në Shkup.
