Më shumë se 2/3 e Asamblesë së OKB voton për rezolutën që dënon pushtimin rus

02.03.2022 20:14

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara....

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar me 141 vota rezolutën e mbështetur edhe nga Shqipëria, e cila dënon pushtimin rus në Ukrainë “në termat më të fortë të mundshëm”.

Votimi ishte 141 vende në favor dhe pesë vende ishin kundër tij, me 35 vende të tjera që abstenuan.

Serbia ishte një nga vendet që votoi pro rezolutës. Ndërsa rezultatet u vendosën në ekranin e dhomës, ndodhi një ovacion i rrallë në sallë.

Rezultati, ndonëse ligjërisht jo detyrues, mbart një peshë politike globale, megjithëse është e dyshimtë nëse do të ndryshojë agresionin ushtarak të Moskës.