Zyrtare: Torres rikthehet te Atletico Madridi
29.12.2014 12:57
Fernando Torres është lojtar i ri i Atletico Madridit. Sulmuesi spanjoll është rikthyer në skuadrën e fëmijërisë së tij, ku edhe u bë i famshëm....

"Torres is Back-Torresi është kthyer" shkruhet në ballinën e faqes të Athleticos.
Torres do të luaj si i huazuar te Atletico Madrid deri në fund të edicionit, me mundësi të blerjes të kartonit të tij. Atletico ka dhënë në shkëmbim të ish-sulmueist të saj italianin, Alessio Cerci, i cili kaloi te Milani.
Torres do të prezantohet si përforcim i ri në Vicente Calderon më 4 janar, raporton Marca.
