Serbia e ka përjetuar rëndë deklaratën e Erdoganit për anëtarësimin e Kosovës në NATO, po përgatit notë proteste

02.03.2022 21:10

Serbia ka përgatitur një notë proteste për Turqinë....

Serbia ka përgatitur një notë proteste për Turqinë, pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se Turqia do të avokojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Këtë e bëri të ditur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili tha se Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë ka përgatitur një notë proteste ndaj Turqisë.

Nëse do ta dorëzojmë ose jo (notën e protestës) do të vendosim sonte. Sigurisht, ne nuk e shohim këtë si një lëvizje miqësore”, tha Vuçiq.

Më 1 mars, Erdogan pas një takimi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se Turqia e mbështetë dhe do të avokojë për pranimin e Kosovës në NATO.

Nuk kemi nevojë për lejen e askujt për të mbështetur procesin e anëtarësimit në NATO. Ne kemi ndërmarrë hapa, siç bëmë në rastin e njohjes, po ashtu do të bëjmë edhe për procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO”, tha Erdogan.