Tjetër sulm me raketë para pak minutash në Kiev të Ukrainës
Një sulm tjetër me raketë ka ndodhur para pak minutash në Kiev.....

Një sulm tjetër me raketë ka ndodhur para pak minutash në Kiev të Ukrainës, kryeqyteti që po sulmohet tash e një javë radhazi.
Mediat ukrainase kanë publikuar pamje të këtij sulmi, i cili raportohet të ketë ndodhur në stacionin hekurudhor të jugut në Kiev.
Tash po bëhen një javë që prej kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, derisa kjo e fundit po tregon rezistencë të fuqishme.
Deri më tani nuk ka të dhëna të sakta rreth numrit të viktimave që kanë humbur jetën në këtë konflikt.
Moska ka deklaruar rreth 500 ushtarë të saj janë vrarë, ndërsa Ukraina nuk ka dhënë ende një shifër të përditësuar për viktimat ushtarake, por thotë se të paktën 2,000 civilë kanë vdekur.
OKB të mërkurën vlerësoi se të paktën 136 civilë ishin vrarë deri më tani në Ukrainë. Por numri real, paralajmëroi zëdhënësja Liz Throssell, “ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë”.
