Maqedoni

Shkup, sanksionohen 137 shoferë, 41 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

03.03.2022 10:08

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik...

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 137 sanksione, 
 
Dyzet e njw gjoba janë shqiptuar për tejkaim të shpejtësisë së lejuar, njwmbwdhjet masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, shtatë sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer.
 
Poashtu janë shqiptuar edhe katër masa për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, tre sanksione për foli të pacertifikuara të vendosura (xhama të lyer), katër për kalim sinjali të mbyllur (drita e kuqe) dhe dyzet e tre për parkim të paligjshëm.
 
Nga MPB njoftojne se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.