Botë
Ukrainë, vazhdojnë granatimet ruse, njoftohet për viktima
03.03.2022 10:32
Sulmet e Rusisë kanë vrarë 34 civilë në rajonin lindor të Ukrainës, në Harkiv, bëjnë të ditur shërbimet e emergjencës...

Sulmet e Rusisë kanë vrarë 34 civilë në rajonin lindor të Ukrainës, në Harkiv, bëjnë të ditur shërbimet e emergjencës.
Lideri i rajonit lindor të Donetskut tha se qyteti port i Mariupol, një nga objektivat e para të pushtimit rus, ka mbetur pa furnizim me ujë dhe energji elektrike, por qyteti mbetet nën kontrollin e Ukrainës thonë nga minsitria e mbrotjes. Mariupol është granatuar intenzivisht pasi vlerësohet si pikë strategjike për forcat ruse për të lidhur forcat jugore dhe lindore. Poashtu minsitria ukrainase e mbrojtjes thot se ka në kontrollë edhe Harkovin dhe Çeringovin, që po sulmohen nga forcat ruse.
Ndërkohë trupat ruse kanë njoftuar të kenë pushtuar qytetin Herson. Poashtu një depo nafte në qytetin Chernihiv, në veri të Ukrainës u godit nga bombardimet gjatë një sulmi ajror në mëngjes, njofton Shërbimi Shtetëror i Ukrainës për Emergjencat.
Komesari i lartë për refugjat i Kombeve të Bashkuara Filipo Grandi, ka bërë të ditur se që nga fillimi i luftës, nga Ukraina janë larguar mbi një milion njerëz.
“Brenda shtatë ditësh, ishim dëshmitarë të egzodit të një million njerëzve nga Ukraina në vendet fqinje.”, ka shkruar shefi i UNHCR-së në Twiter.
Mbi 139 mij refugjat kanë ikur në Rumani, rreth 454 mijë në Poloni, mbi 116 mijë e Hungari dhe mbi 67 mijë refugjat ukrainas janë vendosur në Sllovaki. Ndërkohë Këshilltari i Presidentit të Ukrainës ka kërkuar ndihmë humanitare nga OSBE-ja.
“Ne kemi nevojë për korridore humanitare - ushqim, ilaçe, ambulancë, evakuim. Ne kemi nevojë për ndihmë aktive të organizatave ndërkombëtare, duke përfshirë OSBE-në. Mjaft folëm.”, shkroi Mykhailo Podolyak në Twitter.
Në rrethana të luftimeve të ashpra sot do të zhvillohet edhe një raund i dytë bisedimesh mes delegacioneve të dy vendeve. Raundi i parë u zhvillua të hënën në kufirin bjellorus dhe zgjati pesë orë, por nuk u arrit ndonjë marrveshje.
