Botë

Zelensky i drejtohet Rusisë: Mësoni fjalën "dëmshpërblim", s'kemi asgjë për të humbur veç lirisë sonë

03.03.2022 10:57

Në fjalimin më të fundit në video, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia do të kompensojë Ukrainën...

Në fjalimin më të fundit në video, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia do të kompensojë Ukrainën për të gjitha dëmet që pësoi gjatë luftës brutale të Moskës.
 
"Ne do të restaurojmë çdo shtëpi, çdo rrugë, çdo qytet" tha ai.
 
Zelensky tha se bombardimet ruse nuk janë ndalur që nga mesnata.
 
Por Zelenskyy thotë se linjat mbrojtëse të Ukrainës janë ende të qëndrueshme kundër sulmit të Moskës. Kjo përkundër pretendimeve se Khersoni ka rënë në duart e Rusisë.
 
Ai shtoi: “Ne nuk kemi asgjë për të humbur përveç lirisë sonë”.
 
Zelensky këmbënguli se provat e ndryshimit të taktikave të sulmit të Rusisë dëshmojnë se Ukraina ishte e suksesshme në rezistimin e planit të saj fillestar.
 
Mendohet se Moska kishte parashikuar një fitore të shpejtë mbi Ukrainën përmes sulmit tokësor, por kishte nënvlerësuar rezistencën e vendit.