Tragjedia, trageti në flakë, edhe 168 njerëz për t’u shpëtuar
Ekipet e shpëtimit, që kanë punuar gjatë natës, kanë arritur t’i shpëtojnë më tepër se gjysmën e 478 udhëtarëve në anijen të cilën e ka përfshirë zjarri në ujërat e Greqisë....

Përkundër erës së fortë dhe motit të ftohtë, sot herët në mëngjes Marina e Italisë ka njoftuar se 251 njerëz janë evakuuar dhe janë të sigurt. Raportohet se së paku një person ka vdekur, pasi ishte zhytur në ujë. Ai ishte tërhequr i gjallë, por më vonë ka vdekur nga hipotermia. Udhëtarët që ende gjenden në anijen transportuese, “Norman Atlantic”, kanë thënë se janë detyruar të kalojnë në pjesën e epërme të saj, ku është tejet ftohtë. Ata u kanë telefonuar familjarëve të tyre dhe stacioneve televizive.
Anija ishte nisur nga Greqia për në portin italian “Ankona”. Drejt anijes së përfshirë nga zjarri në Detin Adriatik ishin nisur anije shpëtimtare nga Greqia, Italia, Shqipëria dhe helikopterët e ushtrisë së Greqisë. Raportohet se anija e përfshirë nga zjarri po lëvizte kah bregdeti i Shqipërisë.
