Maqedoni
Hapet Zyra Rajonale e Punësimit në Haraçinë, Ibrahimi: Është lehtësim i madh për banorët
03.03.2022 13:35
Banorët e Haraçinës tani e tutje do të munden që paraqitjet e tyre në Entin për Punësim ti bëjnë në komunë të tyre...

Banorët e Haraçinës tani e tutje do të munden që paraqitjet e tyre në Entin për Punësim ti bëjnë në komunë të tyre. Në komunë të Haraçinës është hapur zyra rajonale e Agjencisë së Punësimit. Kreu i kësaj koomune Ridvan Ibrahimi tha se kjo do të jetë një lehtësim i madh për haraçinasit, duke marrë për bazë numrin e konsiderueshëm e banorëve të kësaj komune që janë kërkues aktiv për punë.
“Shërbimet që i ofron Agjencioni për Punësim sot janë edhe në Haraçinë, sot agjencioni është aktiv edhe në komunën tonë. Kjo do të thotë se nuk do të ketë nevojë që qytetarët e komunës së Haraçinës të malltretohen dhe të humbin kohë dhe të bëjnë shpenzime për të shkuar deri te Agjencioni, por që shërbiemet që i ofron ky agjencion do të jenë edhe në kuadër të komunës tonë.”, tha Ridvan Ibrahimi, kryetar i komunës së Haraçinës.
Murati: Ofrohen informata edhe për vetëpunësim
Në këtë zyrë banorët e Haraçinës do të bëjnë edhe paraqitjet e rregullta mujore, informoi drejtori i Agjenionit për Punësim Bekim Murati. Gjithashtu do të kenë mundësi që të informohen rreth masave të nrdryshme për vetpunësim që i ofron ky agjencion.
“Janë paraparë një sasi e konsiderueshme e mjeteve. Për këtë vit janë planifikuar diku 1.9 miljard denarë, mjete të cilat i siguron Agjencioni për punësim për personat e papunë, respektivisht për kompanitë të cilat dëshirojnë të punësojnë persona të cilat janë të paraqitur në Entin për Punësim. Andaj, shfrytëzoj këtë moment meqë jemi në komunën e Haraçinës tju bëj apel të gjithë banorëve të komunës së Haraçinës që të aplikojnë në momentet kur Agjencioni do të bën shpalljet, qoftë për subvencionimin e rrogave, qoftë për masën e vetpunsimi si dhe të gjitha masat tjera të cilat i ofron Agjencioni për Punësim.”, tha Bekim Murati, drejtor i agjencionit për punësim.
Murati theksoi se këtë vit ndahen më shumë mjete në krahasim me vitet tjera.
ERSAN PAJAZITI
