Maqedoni

VMRO-DPMNE: Fërçkovski nuk i plotëson kushtet për ambasador

03.03.2022 14:16

Dekreti për zgjedhjen e Lubomir Frçkovsit si ambasador në Kombet e Bashkuara nga nxitur reagimet e opozitës....

Dekreti për zgjedhjen e Lubomir Frçkovsit si ambasador në Kombet e Bashkuara nga nxitur reagimet e opozitës. Antonio Milloshoski nga grupi parlamentar I VMRO-DPMNE-së vlerëzon se Frçkovski po dërgohet si ambasador  në mënyrë të paligjshme dhe se i njejti shumë shpejt do të kthehet. Sipas tij është e paparë që si ambasador të dërgohet një person të cilin SHBA-të paraprakisht e kanë refuzuar si diplomat jo të dëshirueshëm në Amerikë.
 
“Kryetari Pendarovski nuk e flet të vërtetën kur tha se të gjitha kushtet ligjorë janë plotësuar, përkundrazi, kushti ligjorë nga neni 39 I ligjit për punë të jashtme për paraqitje para Komisionit Kuvendorë nuk është plotësuar… Vlerësojmë se ambasadori i tillë në Kombet e Bashkuara është prishje e imazhit të diplomaciosë së Maqëdonisë, me një masë edhe nënvlersimin e qëndrimit zyrtarë të Vashingtonit që vetëm se e kanë refuzuar Frçkovskin.”, tha Antonio Milloshoski nga grupi parlamentarë i VMRO-DPMNE-së.
 
Aleanca për Shqiptarët: Dekretimi  i Fërçkovskit, skandal diplomatik
 
Edhe Aleanca për Shqiptarët është kundër  dekretimit të Ljubomir Fërçkovskit si ambasador i Maqedonisë së Veriut në OKB-së. Vendimin e presidentit Pendarovski për dekretimin e Fërckovskit në një vend që e ka shpallur madje si persona non grata, ASH e cilëson si skandal diplomatik të paprecedentë dhe fyerje për shumicën e qytetarëve. 
 
“Një individ famëkeq dhe anti perëndimor si Fërçkovski nuk guxon të përfaqësojë shtetin në OKB. Kjo do të ishte e rrezikshme. Për më tepër, e kaluara e tij kriminogjene, fashiste dhe albanofobe, si dhe konfrontimi i tij direkt me administratën amerikane, janë edhe disa arsye më tepër se pse kjo nuk guxon të ndodhë.”, tha Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët.
 
Ndryshe të mërkurën Kryetari i shteti Stevo Pendarovski me dekret ka zgjedhur profesorin universitar Lubomir Frçkovsin për ambasador të RMV-së në Kombet e Bashkuara. 
 
FLORIJE BELULI KAMBERI