Botë
Takimi Rusi – Ukrainë, pala ruse shpalos kërkesat
03.03.2022 14:33
Raund i dytë i bisedimeve ruso – ukrainase për gjetjen e gjuhës së përbashkët në uljen e tensioneve në Ukrainë.,,,

Raund i dytë i bisedimeve ruso – ukrainase për gjetjen e gjuhës së përbashkët në uljen e tensioneve në Ukrainë. Palët janë mbledhur në qytetin Gomel, në kufirin midis Ukrainës dhe Bjellorusisë. Pala ruse shpalosi temat e bisedimeve, por të papranueshme nga blloku ukrainas dhe se Rusia do të duhet fillimisht të ndërpresë bombardimet e qyteteve në Ukrainë.
“Delegacioni rus do të përfaqësojë propozimet ruse të përbëra nga tre pjesë: ushtarako – teknik, humanitaro – ndërkombëtarë dhe politik. Po presim edhe delegacionin ukrainas.”, tha Vlladimir Medinski, negociues rus.
Kriza në Ukrainë, Këshilli i Ministrave të BE-së me plan veprimi
Paralelisht në Bruksel po zhvillohet takim i ministrave të drejtësisë dhe punëve të brendshme. Blloku po përgatitet për miliona refugjatë të cilët po vërshojnë unionin. Komisioni premtoi minimum 500 milion euro ndihmë humanitare.
“Do të duhet të përgatitemi për miliona refugjatë, thuajse një million janë veçmë këtu. Duhet të kemi legjislaturë adekuate për mbrojtje dhe udhëzime se si të përballemi me situatat që po ndodhin në kufi.”, tha Ilva Jonason, eurokomesare për punë të brendshme.
BE planifikon shtimin e sanksioneve
BE do të ndërmer hapa shtesë kundër Rusisë nëse situata në Ukrainë përkeqësohet, paralajmëroi sot kryetarja e komisionit europian Ursula Von Der Lejen pas takimit me presidentin rumun. Qëllimi I BE-së sipas saj është që të ul kapacitetin e Kremlinit në finansimin e luftës ndaj fqinjëve.
“Ne do të ndërrmarim hapa shtesë nëse situata përkeqsohet në terren. Në të njojtën kohë ne po përgadititemi të shpërndajmë furnizimet energjetike. Ne po rrisim furnizimet energjetike që të sigurohemi se kemi mjaftueshëm këtë periudhë dhe po përgatitemi që të krijojmë pavarësi nga burimet energjetike ruse.”, tha Ursula von der Lejen, kryetare e KE-së
Ndërkohë ministri rus për punë të jashtme Sergej Lavrov tha se janë disa liderë të huaj që përgatiten për luftë kundër Rusisë, andaj Rusia do ta çoj deri në fund operacionin ushtarak kundër Ukrainës, por duke përjashtuar luftën nukleare.
MERALE SIMAILI
