Maqedoni
Shpallje publike për shpërndarjen e 70 banesave sociale në Gostivar
03.03.2022 14:49
Prej nësër në Gostivar do të filloj shpallja për ndarjen e banesave sociale...

Prej nësër në Gostivar do të filloj shpallja për ndarjen e banesave sociale, të drejtën për aplikim kanë vetëm banorët e komunës së Gostivar kurse aplikimi do të zgjat dëri më 4 prill. Ministri I transproti dhe lidhjeve Bllakoj Bocvarski gjatë vizitës së tij në Gostivar bën thirje për aplikim vetëm qytetarët me status të rezikuar social. Të gjitha dokumentet qytetarët do të duhet ti parashtrojnë në qëndren për punë dhe poltike socijale në Gostivar.
“Jëmi këtu para banesave socijale nga ku paralajmrojmë së nësër do ta nënshkruajmë shpalljen publike për shpërndarjen e gjithësej 70 banesave socijale, shpallja do të zgjas deri më 4 prill dhe apeloj që të gjithë përsonat që kanë nevoj dhe që vijnë nga kategorit e rrezikuara të aplikojnë. Sipas kritereve të drejtën për të aplikuar e kanë fëmijët mbi moshën 18 vjec pa prindër apo kujdes prindëror , të cilët deri në këtë mosh kanë qenë të kujdesur në institucionin e fëmijëve pa prindër, shfrytëzues të së drejtës për ndihmë të garantuar minimale, persona te goditur nga fatkeqsitë të ndryshme natyrore, persona me pengesa në zhvillim dhe familje me persona me nevoja të vecanta, persona të rezikuar social nga komuniteti rom dhe prindërve ushqyes me fëimijë të mitur.”, tha Blagoj Boçvarski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve.
Ndarja e banesave do të bëhet në mënyrë transparente thot zv. Ministri për Transport dhe Lidhje Bekim Rexhepi.
“Aplikimi bëhet në qëndrat socijale dhe e gjiha procedura do të kaloj në mënyrë transparente për të gjithë aplikuesit e këtyre banesave socijale. Potencoj edhe njëher se është një ndërtes, respektivisht ne si ministri e transportit dhe qeveria në përgjithsi angazhohet për këtë kategori të përsonave të cilët janë kategori më e dobët në shoqëri, andaj është për tu përgëzuar që nesër do të hapet shpallja për të aplikuar dhe ftoj të gjithë qytetarët të kësaj kategorie që të aplikojnë.”, tha Bekim Rexhepi, zv. ministri për Transport dhe Lidhje.
Përveç këtij objekti, ministri Boçvarski tha se është duke u përgatitur thirrje publike për shpërndarjen e banesave në 3 objekte sociale në Probishtip, Sveti Nikollë dhe Vinicë.
SEDAT SELIMI
