Maqedoni
Kumanovë, të moshuarit viktima të mashtruesve të ndryshëm
03.03.2022 15:27
Personat e moshuar në Kumanovë, kohëve të fundit janë bërë cak i mashtresve të ndryshëm....

Personat e moshuar në Kumanovë, kohëve të fundit janë bërë cak i mashtresve të ndryshëm. Në Sektorin për punë të brendshme në Kumanovë janë paraqitur 8 raste të mashtrimeve, në të cilat viktima janë të moshuarit. Ata kryesisht bien pre e mashtruesve të cilët u ofrojnë shërbime për furnizim me dru për djegie. Raste këto të cilat paraqiten në polici, pasiqë pas pritjeve të gjata drunjët e paguara nuk u arrijnë në shtëpi.
“Mashtrimet kryhen në atë mënyrë që mashtruesit vijnë në shtëpitë e të moshuarve, me çrast i mashtrojnë me fakte të rrejshme kinse shesin dru për djegie. U thonë se duhet ti paguajnë drunjët, pasiqë kamioni është në afërsi de të njejtit shumë shpejt do tua sjellin drunjët. I marrin paratë dhe largohen.”, deklaroi për TVM2 Ivana Mlladenovska, zëdhëse e SPB në Kumanovë.
Nga SPB-ja e Kumanovës njohtojnë se mashtruesit përdorin forma të ndryshme të mashtrimit të viktimave të tyre. Nga gjithsej 8 rastet e mashtrimeve tre raste kanë qenë gjatë muajit shkurt. Edhe gjatë vitit të kaluar të moshuarit kanë qenë viktima në 26 raste të mashtrimeve, nga zë cilat 6 raste kanë qenë mashtrim rreth furnizimit me dru për djegie. Andaj nga SPB apelojnë që qytetarët sidomos më të moshuarit të jenë të kujdesshëm dhe most ë bien pre e mashtruesve të ndryshëm.
“Në emër të SPB në Kumanovë u apeloj qytetarëve të Kumanovës të jenë të kujdesshëm, sidomos të moshuarit, në rastet kur u ofrohen dunjë me çmime më të ulta të shitjes se sa çmimet reale, të mos bien pre e mahtruese dhe të gjitha rastet e dyshimta ti paraqesin në numrin e telefonit 192.”, apelon Ivana Mlladenovska, zëdhëse e SPB në Kumanovë.
Ndërkohë që në SPB-në e Kumanovës po punojnë në zbardhjen e rasteve të mashtrimeve, dhe sanksionimin e mashtruesve.
FATLUM AQIFI
