Maqedoni
Situata në Ukrainë, Gir: Nuk e zbeh strategjinë e zgjerimit
03.03.2022 16:00
Situata në Ukrainë ka bërë që Bashkimi Evropian të përforcojë më tepër kontekstin gjeopolitik dhe rëndësinë e integrimit të rajnoit...

Situata në Ukrainë ka bërë që Bashkimi Evropian të përforcojë më tepër kontekstin gjeopolitik dhe rëndësinë e integrimit të rajnoit, thotë euroambasadori, Dejvid Gir. Ai bën thirrje që të mos hidhet paralele duke krahasuar procesin integrues të RMV-së dhe Ukrainës, sepse sipas tij, kemi të bëjmë me dy situata krejtësisht të kundërta në terren.
“Sigurish Ukraina nuk do ta ngadalësojë këtë proces. Dua të hedh posht qasjen për krahasimin e situatës së Ukrainës me RMV-në në procesi eurointegrues. Në Ukrainë kemi luftë nga ana e Rusisë. Kemi luftë prej agresori dhe dëgjojmë një lider që thotë: Ukraina nuk është shtet. Në raport mes RMV-së dhe Bullgarisë kemi gjëra që kontestohen, por Bullgaria e para e ka njohur pavarsinë e RMV-së dhe jep përkrahje për integrim.”, tha Dejvid Gir, euroambasador.
Bomgartner: RMV dhe Shqipëria mbeten prioritare
Pushteti legjitim ukrainas ka të drejtë të bëjë kërkesë për integrim në BE, por për momentin RMV dhe Shqipëria janë objektiv i BE-së për zgjerim me vende të reja, thekson ambasadori i Francës Bomgartner.
“Prioriteti objektiv nuk ësht në Ukrainë por në këtë rajon, aq më tepër në Maqedoni dhe Shqipëri, sepse këtu procesi është në vazhdim.”, tha Siril Bomgartner, ambasador i Francës në RMV.
Agresori rus, ambasadorët: Sistemi ndërkombëtar gjendet para presionit rus
Duke folur për situatën në Ukrianë dy ambasadorët potencuan nevojën për mobilizim ndërkombëtar për shkak se konsiderojnë se Rusia po vendos kushte të reja në rendin botëror.
“Nuk mundemi të lejojmë që Rusia të shtrihet me këtë pushtim. Ky pushtim do ta shkatërojë rendin ndërkombëtar. Cilido qoftë shtet i bashkësisë ndërkombëtare, mund të ballafqohet me rrezikun e sovranitetin. Ukraina është viktimë dhe duhe t’i ndihmohet në çfarëdo mënyre.”, tha Gir.
“Situata është e rëndë në terren. Nuk bëhet fjalë për aktrim por është nevojshme që Evropa të përforohet sepse historia po ndryshon.”, tha Bomgartner.
Në krizën ukraineze BE për herë të parë nga themelimi i saj vendosi të finnacojë blerje të armëve për Ukrainën. Ambasadorët theksuan edhe masat makro- ekonmike, humanitare dhe të mbrojtjes për shtetin ukrainez.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
