Maqedoni

Kuvend, debat për miratimin e deklaratës për Ukrainën

03.03.2022 16:15

Kuvendi ka filluar debatin për Deklaratën e mbështetjes për Ukrainën dhe dënimin e agresionit ushtarak nga ana e Rusisë....

Kuvendi ka filluar debatin për Deklaratën e mbështetjes për Ukrainën dhe dënimin e agresionit ushtarak nga ana e Rusisë.
 
Deklarata, dënon ashpër  politikat të cilat vënë në pikëpyetje ekzistencën e shteteve evropiane dhe mbështesin integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës".Propozimi është dorëzuar nga ana e LDP-së  ndërsa për miratimin e kësaj Deklarate ka marrëveshje tek një pjesë e konsiderueshme e gurpeve parlamentare dhe deputetëve.
 
“Dënohen ashpër sulmet e pamatura ruse ndaj Ukrainës,  si akt i agresionit që rrezikon jetët e civilëve dhe në drejtim të integrimit më të fuqishëm evropian, mbrojtjen e rendit juridik evropian dhe botëror bazuar në Kartën e OKB-së, Aktin Final nga Komiteti i  Helsinkit dhe institucionet e tjera demokratike. Të vetëdijshëm se paqja dhe bashkëjetesa e ndërsjellë janë e vetmja rrugë për forcimin e themeleve demokratike të shtetit dhe shoqërisë, i bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politik që të veprojnë me përgjegjësi, të përmbahen nga gjuha nxitëse dhe përhapja e dezinformatave që janë në kundërshtim me interesat kombëtare të shtetit, duke pasur parasysh se RMV është  anëtare e NATO-s”, thuhet mes tjerash në Deklaratë.
 
Edhe kreu i lartë shtetëror,  politikanë nga pushteti apo opozita, kanë dënuar ashpër sulmet ruse ndaj Ukrainës. Maqedonia e Veriut  i është bashkuar gjithashtu edhe sanksioneve të BE-së ndaj Moskës.