Maqedoni
Covid 19, 10 fatalitete, 467 raste të reja në 24 orë
03.03.2022 17:01
Nga 2533 testime të bëra në 24 orët e fundit në vend, rezultuan 467 raste të reja, 58 prej tyre ri-infektime....

Nga 2533 testime të bëra në 24 orët e fundit në vend, rezultuan 467 raste të reja, 58 prej tyre ri-infektime.
Janë regjistruar 10 persona të vdekur: 4 në Shkup, nga një në Dibër, Kavadar, Demir Hisar, Ohër, Demir Kapi dhe Negotinë. Të gjithë vdiqën në kushte spitalore. Në statistikën e fataliteteve u shtuan edhe 4 persona me diagnozë KOVID-19 nga Termini im, që realisht kanë humbur jetën nga 10 deri 26 shkurt. 1 vdiq në spital dhe 3 në shtëpi.
Të shëruarit në këto 24 orë janë 414, më shumë se gjysma edhe në këtë statistikë, apo 202 janë në Shkup. Numri i rasteve aktive aktualisht është 3.233, prej të cilëve 1.779 në Shkup.
