Maqedoni
Hapet në Shkup qendra e politikave gjinore dhe buxhetimit
03.03.2022 17:18
Në kuadër të proektit për promovimin e politikave gjinore dhe buxhetimit...

Në kuadër të proektit për promovimin e politikave gjinore dhe buxhetimit, që është pjesë e programit të qeverisë dhe Minsitrisë për punë dhe politikë sociale, me përkrahje financiare të agjencisë zvicerjane për zhvillim dhe bashkëpunim, si dhe agjencisë suedeze për bashkëpunim ndërkombëtar, u hap Qendra eresurseve per krijimin e politikave gjinore dhe buxhetim. Hapja e kësaj qendre pritet të kontribuojë në realizimin e angazhimeve të vendit për avancimin e barazisë gjinore.
“Buxhetet gjinore të përgjegjshme janë kyç për krijimin e mundësive të barabarta për gratë dhe burrat. Mënyra e vetme për të dëshmuar se angazhimi ynë për barazi gjinore është i vërtetë e jo deklarativ vetëm në letër dhe vetëm me fjalë është pikërisht ti bëjmë buxhetet të jenë të përgjegjshme në bazë gjinore.”, tha Jovana Trençevska nga MPPS.
“Aplikimi praktik i buxhetimit të përgjegjshëm gjinorë është mënyrë për analizimin e shpenzimeve publike tatimet dhe projektet tjera publike për të parë se sa është kontributi për gratë dhe vajzat. Nuk është qëllimi për buxhete të veçanta për gratë por vetëm të sigurohet se ndarja e mjeteve publike bëhet që në mënyrë efikase të kontribuojë për barazi gjinore dhe forcimin e grave.”, tha Veronik Ulman Marti, ambasadore e Zvicrës në Shkup.
“Barazia gjinore gjithsesi është e drejtë njerëzore. Ajo nuk duhet harruar dhe poashtu barazia gjinore është diçka që duhet të jetë pjesë integrale e çdo shoqërie dhe në jetën tonë të përditshme.”, tha Kristin Forsgren Bengtson, ambasadore e Suedisë në Shkup.
Qendra per krijimin e politikave gjinore dhe buxhetimit u implementua nga “Juenvomen”, ndërsa u përkrah edhe nga Kombet e Bashkuara.
GYLTENE SINANI
