Maqedoni
Kuvend, deklarata për Ukrainën hyn në procedurë
03.03.2022 17:39
Me 104 vota PRO, 3 Kundër dhe 1 të përmbajtur Kuvendi i Republikës së Maqedonis së Veriut...

Me 104 vota PRO, 3 Kundër dhe 1 të përmbajtur Kuvendi i Republikës së Maqedonis së Veriut ka votuar për nevojën e miratimit të Deklaratës me propozim të shkurtuar për dënimin e sulmeve ushtarake që rezikojnë Integritetin dhe Suverenitetin teritorial të Ukrainës, të propozuar nga deputetët Monika Zajkova dhe Maja Moraçanin. Propozuesja e kësaj deklarate Monika Zajkova potencoi se një regulltë në diplomaci thotë se nëse heshtë për një qështje, ajo nënkupton se pajtohesh me të njëjtën, prandaj sipas saj vendi ynë nuk duhet të heshtë, por ta dënonë këtë sulm.
“Më vije keq që në shekullin 21 po dëshmojmë përsëri për një sulm ndaj paqes globale. Ajo e cila po ndodhë sot në Ukrainë nuk është sfidë vetëm për Ukrainën, por sfidë për të gjithë botën. Sot ne nuk duhet të heshtim, por ta dënojmë këtë sulm ushtarak i cili nëse nuk ndërpritet menjëher bota do të dëshmon për katastrofa të mëdha.”, tha Monika Zajkova, deputete.
Meqë Kuvendi vendosi të miratohet me Procedurë të shkurtuar ngarkohet Komisioni për Politik të Jashtme si trup punues amë dhe Komisionin Juridik ligjvënës të diskutojnë për Propozim deklaratën, e cila do ti mundëson Kryetarit të Kuvendit që ta bënë njoftimin tek deputetet për parashtrimin e amendamenteve. Për faktin që Propozim Deklarata është në procedur të shkurtuar dhe nuk ishin përmbushur kushtet sipas regullores së Kuvendit që të hapet debat, kryetari i Kuvendit ndërpreu punimet dhe u dha mundësi komisioneve përkatëse që ta informojnë për rrjedhat në punën e Komisionit.
FITIM KRYEZIU
