Maqedoni

Parashikimi i motit

04.03.2022 10:02

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në pjesët perëndimore me reshje të shiut dhe të borës...

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në pjesët perëndimore me reshje të shiut dhe të borës, ndërsa në pjesët  më të larta vetëm me reshje të borës. Kah fundi i ditës dhe gjatë natës reshjet do të zgjerohen gjithkund. 
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -6°C deri në 1°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 4°C deri në 11°C.
 
Moti do të jetë me vranësira edhe në Shkup, temperatura minimale do zbret në 0°C, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 10°C.
 
Gjatë ditëve të ardhshme moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe më ftohtë, ndërsa në pjesë malore priten reshje të borës.