Maqedoni
Shkup, sanksionohen 158 shoferë, 49 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar
04.03.2022 10:14
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik...

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 158 sanksione.
Dyzet e nëntë sanksione janë shqiptuar për tejkaim të shpejtësisë së lejuar, trembëdhjetë gjoba për drejtimin e automjetit pa patentë shoferi, dhjetë sanksione për automjete të paregjistruara dhe në gjendje jo të rregullt teknike.
Poashtu janë shqiptuar edhe nëntë masa për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, katër masa për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, tre masa për errësimin e xhamave në mënyrë të kundërligjshme dhe pesëdhjetë e shtatë gjoba për automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt.
Nga MPB njoftojnë se kontrollet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
