Indonezi, aeroplani i zhdukur mendohet se është përplasur në det

29.12.2014 13:10

Shefi i Agjencisë Kombëtare të Indonezisë për Shpëtim, Bambang Soelistyo, tha sot se aeroplani i zhdukur i kompanisë së Malajzisë, “AirAsia”, mendohet se është përplasur në det....

“Bazuar në koordinatat që na janë dhënë dhe vlerësimet se pozicioni i përplasjes është në det, hipoteza është se aeroplani është në fund të detit”- tha ky zyrtar i Indonezisë.

Aeroplani i tipit “Airbus A320-200”, me 162 njerëz fluturonte nga Indonezia në Singapor dhe dje herët në mëngjes nuk kishte kontakt me kontrollin e fluturimit.

Soelistyo, tha se Indonezia nuk ka “mjete” të nevojshme për ta kontrolluar fundin e detit dhe u ka bërë thirrje vendeve me pajisje të tilla për të ndihmuar në kërkim për aeroplanin e zhdukur.