Maqedoni

Xhaferi: RMV mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO

04.03.2022 11:26

Maqedonia e Veriuit si vend anëtar i NATO-s e mbështet anëtarësimin e Kosovës në aleancë dhe në të gjitha organizatat tjera ndërkombëtare...

Maqedonia e Veriuit si vend anëtar i NATO-s e mbështet anëtarësimin e Kosovës në aleancë dhe në të gjitha organizatat tjera ndërkombëtare, deklaroi në Prishtinë kryeparlamentari Talat Xhaferi pas takimit me homologun e tij Glauk Konjufca. 

“Si vende kemi përcaktime dhe qëllime të përbashkëta strategjike. Siç e dini ne tanimë jemi anëtare e plotfuqishme e aleancës së NATO-s dhe I mbështes konsideratat euro atlantike të Republikës së Kosovës duke qenë në dispozicion i ndajmë me ju njohuritë dhe përvojat e fituara nga rrugëtimi jonë si për aleancë ashtu edhe për në BAshkimin Evropjan.”, tha Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi.
 
Konjufca: Kosova sa më shpejtë ti bashkohet NATO-s
 
Kryeparlamentari i Kosvës Glauk Konjufca theksoi se duke e pasur parasyshë atë që po ndodh në Ukrainë, konfirmohet edhe një here rëndësia e anëtarësimit të Maqedonis së Veriut, Shqipërisë e Malit të zi në NATO, ku e ka vendin edhe Kosova. 
 
“Të gjith ata skeptic që mendonin se ndoshta edhe kishin dilemma për këtë anëtarësim në NATO edhe të Malit të Zi edhe të Shqipërisë më herët para 10 viteve sot po e kuptojnë më mirë se sa e rëndësishme ka qenë edhe antëaraësimi I Maqedonisë së Veriut e sa i rëndësishëm është që edhe Kosova sa më shpejtë të bashkohet në këtë familje të ombrellës trans atlantike të sigurisë, aty ku përfundimisht e kemi vendin.”, tha kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
 
Konjufca: Relacioni Serbi-Kosovë më i keq se Rusi-Ukrainë
 
Konjufca dhe Xhaferi njëherit dënuan agresionin ushtarak rus mbi Ukrainën, ndërsa theksuan se dy vendet mbështesin sanksionet e BE-së të vendosura ndaj Rusisë. Duke krahasuar raportet e Ukrainës me Rusinë dhe ato të Kosovës me serbinë, Konjufca tha se Kosova ka relacion më të keq me Serbinë se sa kishte federate ruse me Ukrainën.
 
“Duhet gjithmon të jemi të gatshëm që në raport me serbinë ta mendojmë skenarin më të keq të mundshëm. Mnedoj se relacioni në kuptimin shtetërorë dhe institucional të fjalës i Serbisë ndaj Republikës së Kosovës është relacion më i keq se sa i Federatës ruse që e ka pasur me Ukrainën. Federata Ruse e ka njohur Ukrainën është pajtuar me shtetësinë e Ukrainës e megjithate edhe pas kësajë e ka sulmuar. Kurse Serbia neve as që na njeh.”, tha Konjufca. 
 
Xhaferi: Mbështesim dialogun Kosovë-Serbi 
 
Sa u përket mardhënieve mes Kosovës dhe Serbisë Xhaferi tha se Maqedonia e Veriut mbështet dialogun mes dy vendeve. 
 
“Në lidhje me dialogun Prishtinë Beograd qënrimi jonë është mbështetje e plotë deri në arritjen e një marrveshjeje përfundimtare të pranuaeshme për të dyja palët. MArrveshje me të cilën do të garantohet paqa stabiliteti dhe siguria I e të dyja vendeve dhe rajonit në tërsi.”, tha Xhaferi.
 
Dy kryeparlamentarët theksuan bashkëpunimin e mirë ndërshtetërorë dhe atë ekonomik mes dy vendeve. Kryeparlamentari Xhaferi gjatë vizitës në Kosovë u prit edhe nga kryeministri Albin Kurti. 
 
GYLTENE SINANI