Botë
Vuçiq: Serbia nuk do të jetë në luftë, do ta ruajë paqen
04.03.2022 11:33
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, theksuar se Serbia nuk është në asnjë luftë...

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, theksuar se Serbia nuk është në asnjë luftë e as nuk do të jetë dhe se vendi i tyre do ta ruajë paqen dhe stabilitetin
Në mesazhin drejtuar qytetarëve serbë rreth luftës në Ukrainë dhe qëndrimin e Serbisë ndaj luftës, Viciq tha:
“Ju lutem të dashur qytetarë të Serbisë, mos u bini në hile, provokime dhe budallallëqe që thonë se nuk kemi mjaft naftë, naftë, kontrolloni strehimoret, se nuk do të ketë ushqim të mjaftueshëm, do të ketë mjaft ushqim, benzinë dhe gjithçka që na duhet në të ardhmen sepse për këtë është kujdesur shteti i përgjegjshëm dhe serioz serb. Nuk ka nevojë që të nxitoni askund, apo të kërkoni ndonjë gjë të veçantë Silluni normalisht, si çdo ditë tjetër, sepse ne do të ruajmë paqen dhe do të shohim se si ekonomia serbe përparon me shpejtësi”, ka thënë Vuçiq në videon e publikuar në profilin e tij në Instagram.
