Botë

Të paktën 30 të vrarë pas një shpërthimi në një xhami në Pakistan

04.03.2022 11:47

Të paktën 30 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në një shpërthim të fuqishëm...

Të paktën 30 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në një shpërthim të fuqishëm të premten brenda një xhamie myslimane shiite në qytetin veriperëndimor të Pakistanit, Peshavar , tha policia. Në mesin e të vrarëve ishte një zyrtar policie.Shpërthimi ndodhi brenda një xhamie në Kocha Risaldar, që ishte e mbushur rreth kohës së lutjeve të së Premtes.
 
“Jemi në gjendje të jashtëzakonshme dhe të lënduarit po dërgohen në spital. Ne po hetojmë natyrën e shpërthimit, por dukej si një sulm vetëvrasës”, citoi Reuters oficerin e policisë Mohammad Sajjad Khan.