Botë

NATO e quan pamaturi sulmin në termocentralin bërthamor: Kjo luftë duhet përfunduar

04.03.2022 12:00

Kreu i NATO-s Jens Stoltenberg, para takimit me ministrat e jashtëm perëndimorë...

Kreu i NATO-s Jens Stoltenberg, para takimit me ministrat e jashtëm perëndimorë, ka dënuar “pamaturinë” e Rusisë për granatimet ndaj një termocentrali bërthamor në Ukrainë dhe i ka kërkuar Moskës të ndalojë luftën kundër Ukrainës.
 
“Gjatë natës kemi parë edhe raporte për sulmin ndaj termocentralit bërthamor. Kjo thjesht tregon pamaturinë e kësaj lufte dhe rëndësinë për ta përfunduar atë, si dhe rëndësinë që Rusia duhet tërhequr të gjithë trupat për t’u angazhuar drejt mirëbesimit dhe përpjekjeve diplomatike”, tha Stoltenberg.
 
Centrali është më i madhi i këtij lloji në Ukrainë dhe sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), ai përmban gjashtë nga 15 reaktorët e energjisë bërthamore të vendit.