Ditëve në vijim shumë ftohtë dhe me ngrica
Moti nesër në Maqedoni do të jetë shumë i ftohtë me erë të matur deri në erë të fuqishme veriore, ndërsa do të ketë edhe paraqitje të ngricës....

Në orët e pasdites priten reshje të reja të borës me intensitet të dobët, ndërsa në pjesët jugore dhe perëndimore të vendit reshje të përkohshme me intensitet mesatar.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 16 deri në tetë gradë celsius, ndërsa ajo e ditës prej minus 11 deri në minus tre gradë celsius.
Në Shkup moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe me erë. Edhe më tej do të fryjë erë e matur, ndërsa në momente edhe erë e fortë nga veriu. Temperatura e mëngjesit do të lëshohet deri në minus 12 ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në minus shtatë gradë.
Mot i ngjashëm pritet edhe gjatë ditëve në vijim. Gjatë natës së Vitit të Ri do të jetë i thatë, pa reshje, por shumë i ftohtë dhe me erë, ndërsa në disa vende temperatura do të jetë minus 10 gradë.
