Botë
Ukrainë, sulmohet centrali bërthamor në Zaporozhje
04.03.2022 14:39
Zjarr I fuqishëm shpërthen në centralin bërthamor në Zaporozhje pas sulmit të vazhdueshëm të forcave ruse....

Zjarr I fuqishëm shpërthen në centralin bërthamor në Zaporozhje pas sulmit të vazhdueshëm të forcave ruse. Zjarri ka arritur të lokalizohet, ndërkaq zona është nën kontrollin e ushtrisë ruse, njoftojnë mediat ukrainase. Zjarri ka kapluar vetëm ndërtesën administrative. Niveli i radiacionit për momentin është normal, por te shumkush në Europë është shfaqur frika nga rreziku I mundur nuklear. Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në kontakte të vazhdueshme me liderë botëror i shqetësuar pas zhvillimeve me centralin.
“Njerëzit në Ukrainë mbijetuan një natë të cilën mund ta ndalonte historinë, historinë e Ukrainës, Europës. Ushtarët rus sulmuan centralin më të madh bërthamor në Europë. Ky central është gjahstë fish më e fuqishme se Çernobili. Tanket ruse e dinin se ku po gjuanin. Ata drejtëpërdrejtë qëlluan centralin. Ky është terror i paparë. Ukraina ka 15 blloqe të centraleve bërthamore dhe rusia ruse plotësisht e ka humbur memorien për tragjedinë botërore në Çernobil.”, tha Volodimir Zelenski, kryetar i Ukrainës
Nga agjencia ndërkombëtare për energji atomike shfaqën brengosje për rrezikun e shkaktimit të katastrofës humanitare. Informojnë se në incident nuk janë qëlluar reaktorët nuklearë.
“Është koha që komuniteti ndërkombëtarë të reagojë agjencia ndërkombëtare për energji atomike. Ukraina na dërgoi kërkesë për ndihmë urgjente. Duke pasur parasysh ndodhitë dhe rreziqet që pasojnë nëse vazhdohet me operacionet, I ftova të dyja palët që tu mbahen parimeve. Jam gati të udhëtojë deri në Çernobil sa më shpejtë të jetë e mundur.”, tha Rafael Mariano Grosi, drejtor i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Ukrainë ka thënë se sulmi ndaj centralit bërthamor përbën një krim lufte dhe e çon sundimin e Putinit një hap më tej. Aktualisht reaktorët në termocentral janë të sigurt dhe thuhet se nuk u lëshua asnjë material radioaktiv. Ndërkohë bombardimet kanë vazhduar edhe në zona të tjera të Ukrainës sikurse Çernihiv. Janë granatuar ndërtesa banimi si dhe një rezervoar nafte. Luftimet po zhvillohen edhe në Mariupol, ndërkaq qyteti Herson është nën kontrollin e ushtrisë ruse.
Ndërkohë NATO në bisedime për vendosjen e zonës së ndaluar fluturuese në qiellin ukrainas për avionët luftarak rus. Ndërkaq këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka mbështetur rezolutën që dënon pushtimin rus të Ukrainës dhe hetimin e krimeve.
MERALE ISMAILI
