Ekonomi

Bislimovski: Alarmi ishte i rremë për mungesë derivatesh

04.03.2022 14:58

Lajmi i rrem që qarkulloi mbrëm për mungesën e derivateve të naftës ka bërë që shumë qytetar të vërshojnë pompat e benzinës edhe gjat ditës së sotme...

Lajmi i rrem që qarkulloi mbrëm për mungesën e derivateve të naftës ka bërë që shumë qytetar të vërshojnë pompat e benzinës edhe gjat ditës së sotme.  Kryetari i komisionit rregullator për energjetik Marko Bislimovski ka njoftuar se në vend furnizimi me derivate të naftës vazhdon në mënyrën më të rregullt dhe se rezerva  në vend ka mjaftueshëm. 
 
Qytetarët të friksuar nga mundësia e rritjes së çmimeve
 
Qytetarët e anketuar nga servisi publik thonë se kanë rënë pre e lajmeve të rreme pasi që kanë frigë nga rritja e cmimeve dhe eventualisht mungësa e derivative të naftës.
 
“Të gjithë frigohemi kur ta bëj me paratë dhe me rritjen e çmimeve, por mendoj se nuk duhet të krijohet panikë dhe të krijohen këto rrëmuja. Kam hedhur naftë ashtu siç kam hedhur ditëve të rëndomta dhe sipas nevojës dhe jo se jam ndikuar nga paniku që është krijuar.”, tha një qytetar.
 
“Si mos të kem frig çdo ditë me çmime të reja. Kam dhe familjar invalid që duhet ta transportoj. Më duhet naftë. Kam hedhur 500 denar naftë aq pata mundësi dhe aq.”, u shpreh një qytetar. 
 
“Është mir të dijmë a ka naftë dhe kjo është me rëndësi. Kam marrë aq sa kam mundësi por është me rëndësi të ketë natë pastaj për çmimet skemi çfar të bejmë.”, tha një qytetar.
 
Nga Inspektorati Shtetëror i Tregut thonë se reagimi i tyre ka qenë i menjëhershëm dhe se që mbrëm ndodhen në teren për të dëshmuar parregullsit eventuale në pompat e benzinës.
 
“Sot që në orët e hershme, inspekorët janë sërisht në terren dhe tani ëhstë gjithcka në rregull. Sanksione do të ketë nëqoftëse tregëtarët nuk sillen konfrom ligjeve, nëqoftëse vërtetojmë se ndonjë konsumatori të caktuar nuk i  lejohet të merr karburant aq sa kërkon. Pra kjo është e rregulluar në pajtim me ligjin për tregëti dhe dënimi për personat juridik është 4.000 euro, ndërsa për personat përgjgjës rreth 1.200 euro, që dmth shuma e pergjithshme e denimin arrin në 5.200 euro.”, Aneta Simoska Dimeska, drejtoreshë e Inspektoriatit Shtetëror të Tregut.
 
Bekteshi: Nuk ka nevojë për panikë te qytetarët
 
Ministri Ekonomisë Kreshnik Bekteshi thotë se qytetarët nuk duhet të jenë në panik sa i përket rezervave dhe çmimeve të derivateve të naftës. Për TVM2 ai thotë se për momentin janë duke negociuar me komisionin rregullator për energjetik për mundësin që qytetarët të mos e ndjejnë rritjen e çmimeve ku sipas nevojës pritet që qeveria të ndërrmerr veprime konkrete për të ulur cmimin final të naftës dhe derivateve të saja.
 
“Sa i perket cimimit të naftës dhe drivateve të naftës ajo përcaktohet në berzë. Ka disa mekanizma të cilat mund të ndërrmeren. besoj që nëse ka rritje shtesë do të jemi të detyruar që të sjellim në bashkëpunim me deputet ndryshim të ligjeve ku disa të dhëna duhet ti shkurtojmë detyrimisht me të vetmin qëllim që të ndikojm në zvoglimin e të hyrave në buxhet të cilat mund të rikuperohen mbas një kohe por të mos lejojmë të mos ndikohet në rritjen e faturave apo shpenzimeve të qytetarëve.”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.
 
Nga inspektorati Apeloj deri tek qytetarët që të mos bëjnë panik pa nevoj pasi që edhe KRRE ka dalë edhe me deklaratë se nuk do të ketë ndryshim në çmimin e karburanteve dhe çmimi mbetet i njëjtë.
 
BELINDA KOKA ADEMI