Maqedoni

Mjekët amë në protestë, pranojnë vetëm pacientë në raste urgjente

04.03.2022 15:21

Mjekët amë kanë nisur protestën duke pranuar vetëm pacientë që janë raste urgjente...

Mjekët amë kanë nisur protestën duke pranuar vetëm pacientë që janë raste urgjente, ndërsa nuk punojnë përmes sistemit “Termini im”.  Ata kërkojnë rritjen e kapitacionit të bodimit, heqja e dënimeve për dhënien e barnave pas raportit të skaduar nga specialisti, ndryshimi i rregullave të punës, ndërsa për ta janë të papranueshme  edhe pagesat shtesë për akreditim të ordinanacave dhe për mbrojtje të të dhënave personale. 
 
“Protest deri te qeveria që ti përmbush kërkesat tona që I kërkuam se deri më tani nuk kemi pasur kontakt me grupet e punës për këtë shkak sort vendosëm të protestojmë dhe të mos punojmë për “Terimi im” i pranojmë vetëm rastet urgjente, ndërsa të tjerët fatkeqësisht I kthejmë.”, tha Fatmir Asani, kordinator i mjekëve ame- Kumanovë.
 
Ambulantat ishin të zbrazta pasi pacientët dëgjuan apelet e mjekëve amë që të mos shkojnë nëse nuk kanë nevoja urgjente. 
 
“Është e papritur kjo mbështetje e shkëlqyer e tyre, në këtë situatë. Këto dy vitet e kaluara ishin të vështira si për ne ashtu edhe për pacientët. Ata e dijnë se mjekët e tyre amë ishin me ta 24 orë që nga pandemia ne nuk kishim orar të caktuar.”, tha Gjore Dervishov, mjek nga Velesi
 
Para dy javëve kur për herë të parë ndaluan me punë mjekët amë, zëvendës minsitri Vlladimir Rendevski u premtoi se do të formojhen  grupe pune të cilat do të jenë të detyruara që të gjejnë zgjidhje për të gjitha problemet, por grupet e punës ende nuk kanë filluar me punë.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI