Botë
Vazhdojnë luftiumet në Ukrainë, njoftohet për shkatrime dhe viktima civile
04.03.2022 16:03
Të paktën 47 civil janë vrarë pasi forcat ruse filluan një seri sulmesh ajrore në qytetin ukrainas Chernihiv...

Të paktën 47 civil janë vrarë pasi forcat ruse filluan një seri sulmesh ajrore në qytetin ukrainas Chernihiv, duke përfëshirë një depo nafte, njoftojnë Shërbimet e Emergjencës. Gjatë ditës nga rrënojat janë nxjerr të gjallë 18 njerëz. Pamjet tregojnë skenat e shkatërrimit të madh në atë qytet.
“Ata (rusët) thanë se nuk po synojnë civilët paqësorë. Këto janë spitale dhe ndërtesa banimi.”, tha një zjarfikës.
“Ky është një makth. Si është e mundur?Vetëm hidhini një sy këtyre ndërtesave të banimit. Unë kam një shoqe këtu që jeton me fëmijët e saj. Është mirë që ata arritën të shpëtojnë.”. u shpreh një banore e Chernihvit.
Pamjet me dron tregojnë shkatërrimin e qytetit ukrainas Borodyanka pas sulmeve ajrore ruse. Granatimet e artilerisë goditën një sërë ndërtesash të larta apartamentesh në rrugën kryesore të Borodyankës, një qytet në veriperëndim të kryeqytetit ukrainas, Kiev.
Rreth 800,000 refugjatë kanë kaluar tashmë kufirin me Poloninë që kur Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë. Ndërsa 100.000 refugjatë kanë kaluar kufirin për në Moldavi dhe janë vendosur nëpër kampe përqëndrimi.
“Ne jemi nga Luck, është tmerr atje, erdhëm te miq, me fëmijë.”, tha nje refugjat në Poloni.
“Nëse do të ishte nevoja, unë si një ish-mjeke do të rrëmbeja çantën time dhe do të shkoja të luftoja.”, tha Ludmilla Griebeniuk, mjeke në penzion nga Zaporizhzhia.
“Duhej të largoheshim sepse kishte bombardime, po vrisnin njerëz, kishte tanke në rrugë, ishte shumë e frikshme. Njerëzit kanë mbetur pa shtëpi, pa makina, pa gjithçka.”, tha Victoria Lykova, studente ukrainase nga Kherson.
“Unë kam një gjë për t'i thënë popullit rus. Armët ruse qëllojnë në shtëpitë e Ukrainës dhe mbi popullin ukrainas, fëmijë, pa diskriminim. Nuk janë vetëm objektiva strategjikë, por qëllojnë gjithçka.”, tha Sasha Blemor, refugjat nga Ternopil.
“Mendoj se Polonia, shoqëria polake dhe administrata e qeverisë polake janë të përgatitur për të pritur një numër të madh refugjatësh. Deri më tani, në të vërtetë ka më shumë nga ata që dëshirojnë të strehojnë refugjatë.”, tha Igor Horkoë, kryetari Shoqatës Ukrainase në Poloni.
“Është shumë e mahnitshme. Sapo mbërritëm pas 20 orësh vozitje. Jam shumë i lodhur. Jemi disa djem kemi ardhur nga Danimarka në Poloni. Thjesht menduam se do të ndihmojmë. Ne zbritëm këtu - në dyshim: a mundemi të ndihmojmë njerëzit? A kanë nevojë për ne? Dhe ata thjesht u futën në vëturë. Njerëzit janë të shokuar,nuk dinë ku shkojë.”, tha Michel Quaade nga Danimarka.
Rreth 80,000 gra ukrainase do të lindin në tre muajt e ardhshëm nëpër kapmet në Moldavi. Të gjithëve ju jepet trajtim I posaçëm, ushqim dhe veshmbathje.
"Një nga gratë që takova sot në këtë qendër vendosjeje më tha, "nuk ka dinjitet të kesh periodat kur je refugjat". Ruajtja e dinjitetit dhe e besimit i ndihmon gratë dhe vajzat të kapërcejnë vështirësitë me të cilat po përballen tani. Këtu ka mijëra gra shtatëzana që presim të lindi dhe gra që sapo kanë lindur.”, tha Nigina Abaszadeh, përfaqësuese e UNFPA-së në Moldavi.
Por nga ana tjetër ka edhe ukrainas me shtetësi të Polonisë që kthehen në vendlindje për t'u bashkuar me të afërmit e tyre ose për t’iu bashkuar luftës.
“Të gjithë na thone që most ë kthehemi ,por është e nevojshme. Nuk ndjeme mirë kur gjithcka është në rregull, ndërsa në atje ka luftë. Njerëzit na thonë nuk duhet të jemi tani në vendin tonë. Sigurisht ne kemi frikë për kthimin tonë por është e nevojshme të jemë aty.”, tha një mërgimtar ukrainas në Poloni.
“Prindërit e mi janë të shqetësuar për këtë gjë por une mendoj se gjithcka do të shkojë mirë. Vendosa të kthehem.”, u shpreh një mërgimtar ukrainas në Poloni.
"Kur filloi lufta, nuk mund të flija dhe as të haja. Pastaj morrëm vendim që të shkonim në shtëpi dhe kjo na bën të ndihemi më mirë. Do të qaj kur të shoh familjen time, sepse kur filluan luftimet, isha i frikësuar se nuk do t'i shihja më të gjallë.”, tha një mërgimtar ukrainas në Poloni.
Më shumë se 1 milion njerëz kanë ikur nga Ukraina, duke kërkuar strehim në vendet fqinje, duke përfshirë Poloninë, Republikën e Moldavisë, Sllovakinë, Hungarinë dhe Rumaninë, përveç vendeve të tjera evropiane. UNICEF njofton se 500 mijë nga refugjatët janë fëmijë. Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut(UNHRC) ka votuar me shumicë dërmuese rezolutën që dënon shkeljet e të drejtave të njeriut nga Rusia në Ukrainë dhe për ngritjen e një komisioni hetimor për t’i hetuar ato. Vetëm Eritrea ka mbështetur Rusinë dhe ka votuar kundër rezolutës së inicuar nga Ukraina, ndërkaq 13 shtete kanë abstenuar.
FARIJE DAUTI BAKIU
