Letonia e ndërmerr kryesimin me BE-në

29.12.2014 13:42

Letonia prej 1 janari të vitit të ardhshëm e ndërmerr nga Italia kryesimin me Bashkimin Evropian, ndërsa si prioritete të saj kryesore i thekson rritjen e konkurrencës dhe punës në pavarësinë e energjetike të Bashkimit Evropian...

Kryeministrja e Letonisë Lajmdota Straujuma në takimin me kryetarin e Komisionit Evropian Zhan Klod Junker në Rigë theksoi se në mënyrë intensive do të punojë me vendet anëtare dhe Parlamentin Evropian, me qëllim që gjatë gjashtë muajve të ardhshëm të miratohet ligji, i cili do ta përforcojë ekonominë evropiane dhe do ta nxisë hapjen e vendeve të reja të punës.

"Kujdes të veçantë do t'i kushtojmë zhvillimit të konceptit Unioni energjetik dhe përforcimi i pavarësisë energjetike dhe tregu i brendshëm", tha Staujuma.