Botë
Putin: Ndrëprisni sanksionet ndaj Rusisë
04.03.2022 16:22
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar vendet që kundërshtojnë veprimet e Rusisë në Ukrainë...

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar vendet që kundërshtojnë veprimet e Rusisë në Ukrainë “të mos e përkeqësojnë situatën” duke vendosur më shumë kufizime ndaj Rusisë.
Derisa po fliste në një takim qeveritar të transmetuar në kanalin e lajmeve Rossiya 24 të kontrolluar nga shteti, ka thënë se rusia nuk ka synime të këqija kundër fqinjëve të sajë.
“Ne nuk kemi qëllime të këqija kundër fqinjëve tanë,” pohon Putin. “Unë mendoj se të gjithë duhet të mendojnë se si të normalizojnë marrëdhëniet, të bashkëpunojnë normalisht dhe të zhvillojnë marrëdhëniet normalisht,” shtoi ai.
Putin po ashtu ka përsëritur pretendimet paraprake se të gjitha veprimet e marra nga ushtria ruse janë bërë “ekskluzivisht si përgjigje ndaj disa veprimeve jomiqësore kundër Federatës Ruse”.
