Maqedoni

Dialogu social në Kërçovë, “Mëso me mençuri puno me profesionalizëm”

04.03.2022 16:43

Me moton “Mëso me mençuri puno me profesionalizëm” sot në Kërçovë...

Me moton “Mëso me mençuri puno me profesionalizëm” sot në Kërçovë u zhvillua debati për reformat në arsimin e mesëm profesional ku morën pjesë Ministri i arsimit dhe shkencës Jeton Shaqiri, kryetarët e komunave Kërçovë dhe Makedonski Brod, mësimdhënës të arsimit të mesëm dhe përfaqsues të Odës Ekonomike dhe sektorit të biznesit.
 
Në bashkëpinim me Odën Ekonomike, pushtetin lokal dhe kompanitë e biznesit, Ministria e Arsimit vazhdon projektin e reformave në arsimin e mesëm profesional me synimin që ai të përshtatet me nevojat e tregut të punës. Projekti “Mëso me mençuri - puno me profesionalizëm” ka për qëllim zhvillimin e një dialogu shoqëror për të harmonizuar programet e arsimit të mesëm profesional me nevojat e tregut të punës dhe sektorit të biznesit, potencuan  Ministri Jeton Shaqiri dhe kreu i Kërçovës Fatmir Dehari, në konferencën e organizuar me gazetarët.
 
Për të mbështetur këto reforma që përforcojnë raportet e bashkëpunimit të  shkollave të mesme profesionale me sektorin afarist, Oda ekonomike ka ndarë një grand prej 3.5 milion eurosh, si ndihmë që do të hapë perspektivën e punësimit të shtresave rinore.
 
SHABAN DALIPI