Maqedoni
MSH: Janë asgjësuar 67 mijë vaksina pa afat
04.03.2022 17:53
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në deponinë Drislla sot janë asgjësuar 67 mijë doza vaksina kundër virusit korona, pasi atyre ju ka skaduar afati....

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në deponinë Drislla sot janë asgjësuar 67 mijë doza vaksina kundër virusit korona, pasi atyre ju ka skaduar afati.
Bëhet fjalë për vaksina të Pfizer, Astra Zeneka dhe një pjesë e vogël e Sinofarm. Asgjësimi i vaksinave realizohet në disa faza, duke filluar nga sot dhe do të vazhdojë gjatë javës së ardhshme ku do të asgjësohen edhe 200 mijë doza të tjera. Procedura e asgjësimit realizohet në bashkëpunim me Institutin e Transfuziologjisë.
“Theksojmë se të gjitha vaksinat që përdoren aktualisht janë të sigurta dhe të mbrojtura dhe sipas procedurës ligjore, vaksinat me afat të skaduar fillimisht tërhiqen nga përdorimi dhe më pas nis procedurë për asgjësimin e tyre, në bashkëpunim me MALMED.”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
