Botë

Pakistan, 56 të vdekur nga shpërthimi në një xhami

04.03.2022 18:50

Policia në Pakistan ka njoftuar se të paktën 56 persona u vranë dhe më shumë se 200 u plagosën....

Policia në Pakistan ka njoftuar se të paktën 56 persona u vranë dhe më shumë se 200 u plagosën kur dy sulmues vetëvrasës qëlluan me armë në një xhami në Peshawar.
 
Ata shpërthyen një mjet shpërthyes gjatë lutjejeve të së premtes.
 
Muhammad Asim, zëdhënësi i spitalit, ka thënë se numri i të vdekurve mund të rritet pasi disa nga të plagosurit ishin në gjendje kritike. Shefi i policisë së qytetit, Muhammad Ijaz Khan, tha në një deklaratë se dy sulmuesit hapën zjarr ndaj policisë, duke vrarë një prej tyre, përpara se të hynin në xhaminë në rrethin e tregut Qissa Khani. Asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin.