Botë

Përfaqësuesja e SHBA-së në Këshillin e Sigurimit: Sulmi rus në centralin bërthamor ishte i pamatur dhe i rrezikshëm

04.03.2022 19:22

Këshilli i Sigurimit i OKB-së është mbledhur në Nju Jork pasi Britania e Madhe...

Këshilli i Sigurimit i OKB-së është mbledhur në Nju Jork pasi Britania e Madhe dhe disa vende të tjera kërkuan një takim urgjent pas bombardimeve ruse të një centrali bërthamor në Ukrainë, që aktualisht është nën kontrollin e Rusisë.
 
Ndërtesat e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë, më i madhi në Evropë, janë dëmtuar dhe autoritetet ukrainase kanë deklaruar se janë shënuar viktima dhe të plagosur.
 
Përfaqësuesja e SHBA-së, Linda Thomas-Greenfield, ka thënë në takim se veprimet e Rusisë ishin “të pamatura” dhe “të rrezikshme”.
 
“Me vullnetin e Zotit, dje në darkë bota arriti të shmangë një katastrofë bërthamore. Ne po mbanim frymën, ndërsa po shikonim situatën e tmerrshme që shpalosej në kohë reale”, tha ajo.
 
Greenfield tha se forcat ruse janë 32 kilometra larg një tjetër objekti bërthamor dhe se “rreziku” vazhdon./Top Channel