Shifrrin më e mira në sllallomin e Kuehtait
Mikaela Shifrrin është fituese e garës së sotme në slalom në konkurimin e femrave, e cila është mbajtur në ski qendrën Kuetai, në Tirol të Austrisë....
Skiatoret më të të mira botërore, për herë të tretë sivjet rrëshqitën në disiplinën më teknike, me ç`rast më e mira pas dy garave ishte amerikanja 19 vjeçare, e cila me kohë të përbashkët prej 1 minuta, 43 sekonda e 39 të qintat, regjistroi fitoren e 11-të në karierë, gjithsej të dhjetën në disiplinën e saj më të preferuar.
Në piadestal, bashkë me fituesen u ngjitën edhe surprizat e garës së sotme, e dyta, Sarka Strachova nga Çekia, ndërsa e treta ishte Wendy Holdener nga Zvicra.
Sa i përket favoriteve, më e mira deri më tani në sllallom , Frida Hansdotter përfundoi e katërta, ndërsa liderja e pakompromis në plasmanin e përgjithsëm, Tina Maze, edhe pse pas garës së parë ishte e dyta, në fund mbaroj në vendin e gjashtë. Pas 50 pikëve të fituara sot, Hansdotter vazhdon të prijë me plasmanin në sllallom, me 270 pikë, 21 më shumë se e dyta Tina Maze.
Në plasmanin e përgjithshëm, Maze vazhdon të jetë e pakompromis, me 732 pikë të tubuara, 245 më shumë se e dyta Feninger dhe 287 më shumë se e treta Shiffrin. (Mustafa Ademi, TVM2)