Qytetarët dhe Lëvizja Anti Bixhoz, të mbyllen lojrat e fatit afër institucioneve

05.03.2022 12:46

Tetovarët nuk i duan lojrat e fatit....

Tetovarët  nuk i duan lojrat e fatit në mesë qytetit dhe afër institucioneve publike arsimore e fetare, por duan të sillet një ligjë që mbronë interesin e qytetarit.

Për këtë situat e bëjnë fajtor politikën  që sipas tyre kazinot dhe bastoret nuk largohen pasi interesi me politikën është i përbashkët.

“Gjithmonë është biseduar dhe janë shprehur se do ti largojnë, duhet të largohen pasi janë të dëmshme për rininë dhe qytetarët. Institucionet heshtin pasi edhe ato janë të përziera në biznesin me kazino, për atë shkak ato nuk bëjnë asgjë nëse populli nuk i largon vetë, ato vetë nuk largohen asnjëherë” – tha një qytetar tetovar.

“Kazinot nuk kanë vend tek ne, duhet populli më ndryshe të sillet, të reagojë, pengojnë, pjesët më të mira të qytetit janë me kazino. Politikanët nuk e bëjnë punën e tyre dhe mendoj se ka pastrim parash aty” – tha një tjetër qytetar i intervistuar nga TVM2.

Nga Lëvizja Anti Bixhoz kërkojnë që gjithë objektet e lojrave të fatit  të mbyllen deri sa të sillet një ligj që mbronë interesat e popullatës.

“Propozimi i fundit që jepet nga ana e Ministrisë së financave, konkretisht nga Qeveria, aty përmendet distanca prej 500 metra, dhe institucionet arsimore, sikur që janë shkollat fillore dhe të mesme. Me të drejtë pyesim ku janë çerdhet, në këtë propozim ligj, ku janë institucionet me karakter publik, ku janë qendrat e qytetit, dhe ku janë institucionet e shenjta, sikur që janë shtëpitë tona. Kështu që jemi të zhgënjyer nga propozimi i fundit, që doli nga ana e qeverisë. Ne për momentin kërkojmë mbyllje të të gjithë lojrave të fatit, deri në sjelljen e ligjit” – tha Xhemal Abduli nga LAB.

Edhe pse tetovarët protestuan javë më parë për mos hapejen e kazinos afër çerdhes “Rinia”, e njejta si duket po vazhdon përgaditjet e fundit  për hapjen e saj, jo më largë se 100 metra. (Visar Sadiki, TVM2)