Rritja e pensioneve, Lazarova: Rritje rekorde e pensioneve
Në kushte të thellimit të krizës energjetike.....

Në kushte të thellimit të krizës energjetike është arritur marrëveshje për rritjen më të madhe të pensioneve deri më tani, për rreth 330 mijë pensionistë thonë nga Forumi i pensionistëve të LSDM-së.
Sipas Cvetanka Lazarova nga ky forum me metodologjinë e re do të ketë rritje të vazhdueshme të pensioneve.
“Harmonizimi i pensionit do të jetë dy herë në vit dhe lidhet me një rritje prej 50% të kostos së jetesës dhe një rritje prej 50% të pagës mesatare. Me këtë metodologji të re, pensionistët me pension mesatar që aktualisht është 16.300 denarë, nga shtatori çdo muaj do të kenë rritje të pensionit mesatarisht prej 900 denarë” – tha Cvetanka Lazarova nga Forumi i Pensionistëve të LSDM-së.
Mickovski: Nuk ka rritje, po kthehet modeli që u hoq
Me rritjen e paralajmëruar të pensioneve, e cila paraqitet si “model zviceran” inovativ, qeveria tani po mundohet të rregullojë atë që para tre viteve “ua kishte vjedhur pensionistëve”, thotë kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
“Praktikisht është ligji i para vitit 2018 të 21 dhjetorit, të cilin ky pushtet i kriminalizuar e miratuan ligjin me të cilin ulën pensionet e pensionistëve, dhe tani po mundohen me disa marifete t’i paraqesin “modelet zvicerane”, në të cilat nuk ka asgjë zvicerane” – tha Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Sipas tij, me marrëveshjen e re nuk rriten pensionet, por kthehet modeli që u hoq. (Naim Ramadani, TVM2)
