Covid 19, 3 fatalitete, 370 raste të reja në 24 orë

05.03.2022 16:47

Nga 3148 testime të bëra në 24 orët e fundit në vend...

Nga 3148 testime të bëra në 24 orët e fundit në vend, rezultuan 370 raste të reja , 51 prej tyre ri-infektime. 

Janë regjistruar 3 persona të vdekur, edhe atë nga një në Shkup, Veles dhe Ohër. Të gjithë vdiqën në kushte spitalore. 

Në statistikën e fataliteteve u shtuan edhe 7 persona me diagnozë Covid-19 nga  “Termini im”, që realisht kanë humbur jetën nga 10, 3 shkurt deri 2 mars.

3 vdiqën në shtëpi dhe 4  në spital.

Nga numri i përgjithshëm i të vdekurve, te 9 persona janë regjistruar komorbiditete. Të shëruarit në këto 24 orë janë 391, më shumë se gjysma edhe në këtë statistikë, apo 209 janë në Shkup.

Numri i rasteve aktive aktualisht  është 2.826, prej të cilëve 1.545 në Shkup.