Të paktën 15 të vdekur në një sulm me bombë në Irak
29.12.2014 14:34
Një ceremoni e varrimit në veri të kryeqytetit Bagdad në Irak, është goditur nga një sulm vetëvrasës, me ç’rast ka të vrarë dhe të plagosur....

Zyrtarët thanë se së paku 15 vetë janë vrarë nga sulmi i sotëm afër qytetit sunit, Taxhi, 22 kilometra në veri të Bagdadit.
Askush nuk e ka marrë prëgjegjësinë për këtë sulm.
Megjithatë, militantët e Shtetit Islamik shpesh herë i kanë marrë në shënjestër sunitët, që bashkëpunojnë me qeverinë e Irakut, e udhëhequr nga shiitët.
Militantët e Shtetit Islamik kanë okupuar territore të gjëra në pjesën veriore dhe perëndimore të Irakut.
