Agresioni rus, pasojat në Ballkanin Perëndimor, Ruzhin: Gjasat janë minimale, dëmtohet ekonomia
Gjasat që agresioni rus të shtrihet jashta Ukrainës

Gjasat që agresioni rus të shtrihet jashta Ukrainës janë të vogla por megjithatë nuk duhet parë kërcënim i pamundur, thotë ish ambasadori Nano Ruzhin.
Sipas tij, të rrezikuar mund të jenë Moldavia, Gjeorgjia dhe vendet ruso-folëse, megjithatë reaksioni ndërkombëtar ishte i shpejtë dhe nuk do të lejojë implikim të sigursë që mund të vijë si derivat i luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, thekson Ruzhin. Potencon se si pasojë e agresionit rus, Maqedonia e Veriut mund të përjetojë efekte negative në energjetikë dhe ekonomi.
“Sa i përket kërcënimeve nga destabilizimi i rajonit dhe Ballkanit Perendimor që eventualisht do të dilte nga pushtimi rus, mendoj se shansat janë të vogla, por në princip gjithçka varet se ku do të ndalet Putini. Besoj se deri në atë eskalim nuk do të vijë sepse as nuk ka disponim dhe energji nga Rusia dhe për shkak se bashkësia ndërkombëtare fuqishëm reagoi” – tha isha Ambasadori, Nano Ruzhin.
Negociata me BE-në të vendeve aspirante, Ruzhin: BE mund t’a përshpejtojë procesin
Duke analizuar thirrjet e zyrtarëve ndërkombëtar dhe vendor që në favor të sigurisë së rajonit BE të aktivizojë politikën e zgjerimit, ish ambasadori Ruzhin nuk përjashton aplikimin e ndonjë formule të BE-së në këtë drejtim.
Lëvizjet e mëdhaja historike dhe gjeopolitike bëjnë që institucionet ndërkombëtare të ndryshojnë principet dhe t'i adaptohen situatave, thotë Ruzhin.
“Ndoshta kjo do të ndihmojë në njëfarë mënyre t'a shtyjë Bashkimin Evropian të mendojë më me ndërgjegje për shtetet kandidate, por nuk i dihet çka mund të bëjë BE sepse është paparashikueshme. Mundet të bëjë status të veçantë për RMV-në, Shqipërinë edhe për shtetet tjera, përfshirë edhe Ukrainë. Atëherë do të ishin të përmbajtur apo sipas ndonjë lloji të formulës së dytë të integrimit në BE. Këto ngjarje do të ndikonin në të bërit e Bashkimit Evropian më të ndjeshëm dhe më interusuar në dhënien e datës për bisedime për anëtarsim të RMV-së dhe Shqipërisë” – u shpreh Nano Ruzhin.
Përveç Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë edhe vendet tjera të Ballkanit ftojnë ndërkombëtarët që i tërë Ballkani Perendimor të inkuadrohet në BE dhe NATO dhe me këtë t'i mbyllet dera aleancave anti-perendimore. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
