LSDM, politikat ekonomike po japin rezultate konkrete

06.03.2022 14:23

LSDM lëvdërohet se në kushte të një krize energjetike....

LSDM lëvdërohet se në kushte të  një krize energjetike globale në zgjerim, politikat e vërteta ekonomike socialdemokratike po japin rezultate konkrete.

Sipas tyre zvogëlimi i papunësisë në kohë krize është një sukses i madh dhe me krenari mund të thuhet se politikat ekonomike të LSDM-së vërtetohen përmes parametrave kryesorë ekonomikë.

Nga LSDM gjithashtu thonë se kujdesen për ruajtjen dhe përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve.

“Papunësia është në nivelin më të ulët që nga pavarësia 15,2%, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave. Krahasuar me vitin 2020, arritëm të ulim papunësinë me 5.6%, në një kohë krize shëndetësore me pasoja ekonomike. Ky është një tjetër tregues se të gjitha masat ekonomike që janë marrë kanë dhënë rezultat. Këtë e vërteton edhe raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili konstaton se masat e suksesshme të Qeverisë kanë shpëtuar mbi 60 mijë vende pune” – tha zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.