E diela ditë jopune, Bekteshi inspekton zbatimin në terren

06.03.2022 15:09

Subjektet juridike që punojnë edhe gjatë ditës së dielë.....

Subjektet juridike që punojnë edhe gjatë ditës së dielë duhet të respektojnë ndryshimet në Ligjin për tregti dhe konformë tij të paguajnë punëtorët por edhe shtetit t’i paguajnë të dhëna shtesë prej 2%.

Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, në terren, për të inspektuar zabatimin e ligjit.    

“Të gjithë të angazhuarit, të punësuarit në kuadër të shitoreve që veprojnë në kuadër të qendrave tregtare duhet që të paguhën shtesë në ditën e djelë por njëkohësisht edhe të dhënat shtesë prej 2% të cilat duhet t’ia paguajnë shtetit. Kishim mundësi të vizitojmë disa nga këto shitore, ku biseduam drejtpërdrejt me të punësuarit dhe më gëzon fakti që çdo kompani që në bazë të ligjit ka të drejtë të punojë ditën e dielë e respekton ligjin për tregti.” – tha Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Bekteshi: Mediat të zbatojnë ligjin

Ndryshimet në ligjin për tregti nuk përjashtojnë as mediat. Kështu që ministri Bekteshi u bëri thirrje mediave që zbatojnë ligjin në të kundërtën do të gjobiten konformë dispozitave ndëshkuese.

“50% u takojnë të gjithë punësuarve ditën e dielë, të dhëna shtesë dhe besoj që  të gjithë pronarët e mediumeve duhet t’i respektojnë ligjet. Nëse keni informacione që nuk respektohen po e njëjta, ju lutem, t’i parqitni në inspektoratin e punës por edhe në inspektoratin e tregut dhe me siguri se do të marrin masat e duhura.” – u shpreh Bekteshi.  

Veç zbatimit të Ligjit për tregti, Bekteshi inspektoi edhe zbatimin e masave qeveritare për ngrirjen e marzhës tregtare të produkteve ushqimore vitale. Inspektime në terren zhvillon edhe policia financiare, Drejtoria e të Hyrave Publike dhe Inspektorati i Tregut. (Shpëtim Nuredini, TVM2)