Kriza ekonomike, Tripunovski: Çmimi i miellit u rrit për 40%
Opozita e kryesuar nga VMRO DPMNE....

Opozita e kryesuar nga VMRO DPMNE akuzon pushtetin për shtrenjtimin e produkteve ushqimore përfshi edhe miellin dhe bukën. Madje konsiderojnë se vendi nuk ka as rezerva të mjaftueshme të miellit pasi sipas tyre gjatë qeverisjes së LSDM-së ka rëndë prodhimi i grurit dhe vendi është bërë i varur nga tregjet e huaja.
“Qeveria menaxhon në formë katastrofale dhe lejoi që për një vit e gjysëm çmimi i miellit të ritet për thuaja 40%. Arsyeja kryesore për shtrenjtimin është varshmëria për import të grurit dhe miellit, e cila pasojë e rënies së prodhimit vendor të grurit në pesë vitet e fundit për aq kohë sa LSDM është në pushtet.” - u shpreh Cvetan Tripunovski nga VMRO DPMNE.
Bekteshi: Të mërkurën njoftojmë masat shtesë
Mirëpo për pushtetin kriza ekonomike përkatësisht rritja e çmimeve ka ardhur si pasojë e pandemisë, krizës energejtike dhe së fundi edhe për shkak të invazionit rus në Ukrainë.
Qeveria paralajmëron masa shtesë për zbutjen e krizës.
“ Sa i përket miellit, gjatë ditës së djeshme kemi pasur takim me ministrin e financave dhe të mërkurën do të njoftojmë qytetarët për masat shtesë sa u përket produkteve ushqimore dhe masat lehtësuese të cilat do t’i miratojë qeveria, siç bëm me rritjen e pensioneve, me rritjen e pagës minimale, me rritjen e pagës mesatare ashtu do të vazhdojmë të bëjmë që kjo krizë të mos jetë në dëm të qytetarëve.” – tha Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Kuzeska: Politika ekonomike me rezultate konkrete
LSDM në pushtet konsideron se po zbaton politikat e duhura ekonomike dhe menaxhimin e krizës ia atribuon vetes.
“Në kohë të krizës së zgjeruar energjetike globale politikat e duhura ekonomike social-demokrate japin rezultate konkrete. Me LSDM-në rriten pagat, me LSDM-në rriten pensionet, me LSDM-në ulet papunësia, në kohë të krizës së zgjeruar energjetike globale. Qytetarët këtë mund ta presin nga LSDM edhe në të ardhmen.” – deklaroi Bogdanka Kuzeska nga LSDM.
Veç rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore, në kohët e fundit, është shënuar edhe rritje e çmimit të karburantit. Megjithatë, çmimet e naftës dhe derivateve të saj mbeten më të ultat në rajon ndërkaq, në treg nuk as mungesë karburanti dhe as mungesë të produkteve ushqimore. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
