“Covid 19”, 3 fatalitete, 223 raste të reja në 24 orë

06.03.2022 15:43

Vazhdon trendi i rënies të numrit të rasteve të reja.....

Vazhdon trendi i rënies të numrit të rasteve të reja dhe rasteve aktive me Covid-19 në vend.

Nga 2365 testime të bëra në 24 orët e fundit në vend , rezultuan  223  raste të reja , 37 prej tyre ri-infektime. Janë regjistruar 3 persona të vdekur. Dy në Shkup dhe një në Strumicë. Të gjithë vdiqën në kushte spitalore. 

Në statistikën e fataliteteve u shtua edhe 1 person me diagnozë KOVID-19 nga  “Termini im”, që realisht ka humbur jetën më 24 shkurt në spital.

Nga numri i përgjithshëm i të vdekurve te të gjithë janë regjistruar komorbiditete. Të shëruarit në këto 24 orë janë 174, më shumë se gjysma edhe në këtë statistikë, apo 128 janë në Shkup.

Numri i rasteve aktive aktualisht  është 2.871, prej të cilëve 1.546 në Shkup.