Lufta në Ukrainë, Putin: Lufta në Ukrainë ndalet vetëm nëse plotësohen kërkesat e Moskës!
Luftimet në Ukrainë vazhdojnë të jenë edhe më të ashpra...

Luftimet në Ukrainë vazhdojnë të jenë edhe më të ashpra në ditën e 11. Edhe pse u paralamërua për një armpushim të dytë gjatë ditës për largimin e civilve, edhe ky arpushim u thye dhe përpjekja për evakuim dështoi.
Shënjestër e sulmeve ishte qyteti Irpi.Trupat ruse granatuan një urë dhe një pikë kontrolli të përdorur nga civilët për evakuim nga periferia e Irpin në Kievi. Dhjetra persona u vranë nga ky sulm në mesin e tyre edhe dy fëmijë.
Raketat ruse gjithashtu kanë goditur aeroportin rajonal të Vinnytsia dhe kanë shkatërruar plotësisht aeroplanin me të madh në botë të mallrave.
Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra tjetrën për thyerjen e armpushimit. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha se “operacioni ushtarak” i Rusisë do të ndalet vetëm nëse Ukraina “ndalon së luftuari” dhe nëse kërkesat e Rusisë përmbushen.
“Nëse ata vazhdojnë ta bëjnë atë që janë duke e bërë, e vënë në pikëpytje egzistimin e shtetit të Ukrainës dhe nëse kjo ndodh do të jetë e gjitha për shkakun e tyre. Ata duhet të plotësojnë kërkesat tona që lufta të ndalet” – tha Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Zelensky thirrje popullit rus, protestoni sepse do të goditeni edhe ju nga varfëria
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky paralajmëron se forcat ruse po përgatiten të bombardojnë qytetin port të Odesës, duke parashikuar një “krim historik”.
Ai ju bëri thirrje popullit rusë të përpiqen të ndihmojnë në ndalimin e kësaj lufte në të kundërtën edhe ata do të pësojnë nga sanksionet e vendosura.
“Kjo është koha që ne mund ta mposhtim të keqen, kur nuk është vonë. Mund të humbisni vetëm punën tuaj,mos e humbisni mundësinë. Shtetarë rusë, kjo është një luftë jo vetëm për paqen në Ukrainë, kjo është një luftë për lirinë tone.Nëse heshtni tani, atëherë në të ardhmen vetëm varfëria juaj do të flasë në emrin tuaj. Mos heshtni” – u shpreh Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Por nga ana tjetër të gjithë rusët që protestojnë kundër kësaj lufte arrestohen. Vetëm gjatë ditës më shumë se 600 demonstrues janë arrestuar në 21 qytete të Rusis.
Gjithë vendet e BE-së duhet të jenë të kujdesëshme nga kërcënimet e Putinit, thotë shefi i shtabit të mbrojtes në mbretërinë e Bashkuar.
“Ne kemi qenë të qartë duke i theksuar Rusisë se kjo është një luftë tragjike që po ndodh në Ukrainë. Është e domosdoshme që ajo të mos përshkallëzohet edhe në terma konvencionale dhe do të ishte çmenduri që kjo të fillojë një kalim drejt një përshkallëzimi bërthamor” – theksoi Admirali i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Tony Radakin.
Presidenti rus Vladimir Putin po zhvillon bisedime me homologun e tij francez Emmanuel Macron. Herën e fundit që dyshja folën, në fillim të kësaj jave, pala franceze tha se nuk kishte pasur asgjë inkurajuese në bisedën e tyre.
Kjo vjen pas bisedës që Putin pati me Erdogan, për të cilën raportuam pak më herët, në të cilën lideri turk i kërkoi atij të shpallte një armëpushim në Ukrainë.
Të hënën do të zhvillohen bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë për ndalimin e konfliktit. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
