Prioritetet për qytetin e Shkupit, Abazi: Stacion filtrues për ujrat e zeza në Shkup
Ndërtimi i një stacioni filtures për ujrat e zeza....

Ndërtimi i një stacioni filtures për ujrat e zeza për Shkupin, do të jetë një ndër projektet e para kapitale për Qytetin e Shkupit që do të realizohet deri në fund të mandatit. Kështu u shpreh në “Intervistën e Javës” në TVM2, zëvendeskryetarja e Qytetit të Shkupit Bujare Abazi, sipas të cilës, ky projekt është me rëndësi të madhe kombëtare dhe ndërkufitare për mbrojtjen e mjedisitë të jetesës.
“Është për të përmendur një projekt, stacion pastrimi të ujrave të zeza i cili do të kushtojë 136 milion euro. Projekt i cili 90 % të ujrave të zeza do të pastrohen dhe i njëjti është për mbi 500 mijë banorë. Personalisht nuk e dijë vendin se ku i njëjti do të ndërtohet por e di se i njëjti do të ze një hapësirë më të madhe dhe do të jetë një investim kapital dhe kjo do të ketë impakt në ekologji dhe në pastrimin e ujrave dhe në një farë mënyre do të ndikojë dhe në shëndetin tonë” – tha Zv.Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Bujare Abazi.
Prioritetet për qytetin e Shkupit, Abazi: Priten investime edhe në komunat shqiptare
Përveç kësaj, Abazi premton se gjatë mandatit katër vjeçar, Qyteti i Shkupit do të punojë edhe nëpër vendbanimet shqiptare.
“Ne kemi insistuar që rruga Cvetan Dimov që ne e dijmë të gjithë rruga e Jajapashës ku në çdo kohë të ditës kemi komunikacion të dendur dhe lëvizje të madhe idea është që të rregullohet me ndërtimin e rrugës nëntokësore e cila do të shtrihet që nga fillimi i para urës të Bit Pazarit dhe të vazhdojë më pas deri te Bulevardi Hristiajn Todorovski Karposh. BLIC Nuk është filluar por secili projekt i kalon ato fazat prej fillim deri në fund si projekt është dhe si i tillë do të shtyhet për arsyje se kjo është edhe në programin tonë dhe në programin e Arsovskës kjo është njëra prej projekteve më kapitale që do të realizohet” – tha Zv.Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Bujare Abazi.
Abazi vlerëson se kryetarët e komunave në të ardhmen do të duhet të punojnë në gjejtjen e formës dhe mënyrës më të mirë të mbledhjes së më të madhe të tatimeve vjetore nga qytetarët, sepse vetëm në këtë mënyrë dhe me ndihmën e egzekutivit do të mund të realizohen më shumë projekte kapitale. (Rexhep Qamili, TVM2)
