Ukrainasit që jetojnë në RMV protestojnë kundër agresionit rus në vendin e tyre

06.03.2022 17:05

Ukrainasit që jetojnë në Maqedoninë e Veriut....

Ukrainasit që jetojnë në Maqedoninë e Veriut kanë dalë në protest kundër pushtimit rust të Ukrainës. Ata thonë se e gjithë Ukraina është në flakë, shumë qytetet janë shkatërruar tërsisht  dhe numri i viktimave është i lartë.

Njerëzit ëndërrojnë për ditë më të mira dhe i dërgojnë fëmijët në shkollë, tani shkollat digjen siç digjen shpirtrat tanë nga dhimbja dhe zemrimi, thonë protestuesit. Ata kërkojnë të ndalohet zona e fluturimeve mbi Ukrainë.

“Putini paralajmëroi se me sulmet e tij në Ukrainë do të shkojë deri në fund me çfarë do lloj çmimi. Kjo do të thotë se do të sakrifikojë mijëra jetë njerëzish pa u shqetësuar fare, jo vetëm  jetët e ukrainasve por edhe të ushtarëve rus”.

“Sa viktima ka tashmë, sa dasma nuk do të bëhen kurrë, sa fëmijë  nuk do të lindin dhe kjo do të ndodh në të dyja vendet. Sa qytete nuk do të lulëzojnë. Miliona ëndrra  janë vrarë, familje të shkapërderdhura, miliona njerëz kanë trauma luftë. shumicave  nuk u ka mbetur asgjë veç jetëve të tyre” – thanë disa protestues ukrainas në Shkup.

Sipas tyre bota po bën Luftën e Tretë Botërore edhe nëse nuk jemi të vetëdijshëm për këtë. Evropa do të përballet me një numër të madh refugjatësh, ndikimit, rritjen e çmimeve apo kërrcënimet nukleare.

“Duam paqe, paqe për të gjithë, jo vetëm në Ukrainë. Sepse lufta që bëhet në Ukrainë nuk është e lidhur vetëm me Ukrainën dhe Rusinë por kjo është luftë e një rëndësie botërore, apo goditje për të gjithë Evropën” – tha një tjetër protestues.

Agresioni në shekullin e 21 për një shtet që dëshiron të jetë i pavarur dhe sovran është i pakuptimt, u tha në protestën paqësore. Nga shoqata ‘Lesia Ukrainka”janë vendosur tenda për donacione në sheshin e Shkupit, ku qytetarët cdo ditë mund donojnë për vendet e goditura në Ukrainë. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)